Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën transballkanike.
25 – vjeçari Demir Koci udhëtonte me makinën e tij, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me automjetet që ndodheshin të parkuara aty pranë.
Si pasojë e goditjes, e cila ka qenë mjaft e fortë, i riu mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar të tjerë, ndërsa të paktën 3 automjetet e parkuara janë shkatërruar thuajse tërësisht.
a.ç