Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi se do të marrë në konsideratë ndalimin e bërë nga Gjykata Kushtetuese dhe Parlamentit spanjoll për të dhënë një qëndrim zyrtar në lidhje me pavarësinë e Katalonjës, objekt i një referendumi mjaft të diskutueshëm parashikuar më 1 tetor.
“Ne jemi shprehur gjithnjë në lidhje me këtë çështje se do të ndjekim duke respektuar ndalimin e Gjykatës Kushtetuese spanjolle dhe atë të Parlamentit spanjoll”, deklaroi Juncker për Euroneës, duke rikujtuar se ky qëndrim ishte vendosur nga një prej paraardhësve të tij në krye të ekzekutivit evropian, Romano Prodi.
Nëse në këtë kuadër, një “po” për pavarësinë e Katalonjës do të ndodhë një ditë, ne do të respektojmë këtë alternativë”, vijoi Juncker, duke shtuar se mbetej e gjitha për t’u parë në të ardhmen.
Separatistët katalanë, që zotërojnë shumicën në parlamentin rajonal kanë planifikuar të organizojnë më 1 tetor një referendum për vetëqeverisje, një proces i ndaluar nga ana e Madridit, përgatiti Express. (b.an)