Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati ka takuar homologun e tij nga Kosova, Behgjet Pacolli.
Ka thënë se Kosova vijon të mbetet partneri strategjik natyral për Shqipërinë.
Por ka premtuar edhe një gjë.
“Shumë shpejt në portin e Durrësit vetëm një pikë doganore, si kufiri lehtësues mes dy vendeve dhe i standardit evropian.
Por edhe vijimi me konsullatat dhe ambasadat e përbashkëta, si mënyra më e mirë për t’u shërbyer shqiptarëve dhe për të zhvilluar diplomacinë ekonomike”, ka thënë Bushati, përcjell Koha.net. (b.an)
Nje nisme pozitive per tiu sherbyer me mire qytetareve te te dyja vendeve.