Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, ka deklaruar se ata dy deputetë që kanë lëshuar votën për kandidaturën e Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi, nuk kanë më vend në PD.
Basha tha se kjo ngjarje është njëra anë, tjetra është se u shndërrua në një ngjarje mediatike për të fshehur diçka të tmerrshme, që sot, në krye të Kuvendit ke një njeri që është përfaqësuesi më i kobshëm i regjimit komunist.
Basha: Të vendosësh një njeri që është me rreth të kuq nga partneri më strategjik për lidhjet e denoncuara edhe publikisht me krimin e organizuar dhe trafiqet. Ky nuk është i vetmi, është dhe Fatmir Xhafa. /b.d