Lidhur me një nga akuzat e opozitës për kryeparlamentarin Gramoz Ruci, se i kane refuzuar vizen ne SHBA, ka folur edhe shefi i qeverise Edi Rama, i cili ne studion e Sokol Balles ka thene se ai ka qene nje gabim.
“Po si nuk doli nje kazan mediatik te thote se SHBA i ka hequr vizen Gramoza Rucit dhe në më pak se dy muaj më pas i është dhënë viza si i ftuar në kongresin e Partisë Republikane
dhe ajo ftesë që s’kishte lidhje fare me Gramozin, ka qenë thjesht dhe vetëm një shprehje e të vërtetës së thjeshtë që me atë refuzim u bë një gabim, megjithatë nuk ka rëndësi, më herët se vonë kryetari i vendit do vizitojë kongresin e senatin amerikan” – tha Rama.
I pyetur nese Gramoz Ruci do heqe dore nga funksionet ne PS, Rama tha: “mos i cudisni nëse Gramozi do jetë aty kur unë të jem me Zahon në ndonjë kurs pikture. /b.d