Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 24 vjeçar i kërkuar për një vepër penale të rëndë, e madje i dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 4 vite e 8 muaj burgim.
Policia ka vënë në pranga Spanjoll Buzhanin, i cili kishte përdhunuar një 13 vjeçare disa muaj më parë.
Njoftimi i policisë:
Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 08.07.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçar.
/b.d