Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë të martë në Greqi, në zonën e Varkiza, ku një i ri me origjinë greke ka vdekur.
Në automjet 22 vjeçari grek udhëtonte me një mikun e tij shqiptar, një djalë i ri i moshës 24 vjeçare. Në timon ka qenë shqiptari, dhe si pasojë e shpejtësisë së lartë, ai ka humbur kontrollin e automjetit gjatë futjes në kthesë.
Makina është përplasur drejtpërdrejt me barrierën mbrojtëse dhe është kthyer përmbys. I riu grek ka fluturuar nga dritarja e makinës dhe ka vdekur gjatë impaktit të fuqishëm me tokën.
24 vjeçari shqiptar është transportuar në spital dhe ndodhet në gjëndje kritike për jetën. Asnjëri prej të rinjve nuk kishte vendosur rrip sigurimi. Media greke nuk bën të ditur identitetet e dy të rinjve.
Më poshtë pamjet e rënda të aksidentit.
/a.m.