Presidenti Ilir Meta, ka thirrur mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë këtë të premte, për herë të parë pas marrjes së detyrës.
Një nga pikat e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe diskutimi i një raporti mbi vendimet e gjykatave për dhunën në familje.
Pas vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi prej ish-bashkëshortit të saj dy javë më parë, kreu i shtetit ka kërkuar një raport inspektimi mbi gjykatën e Kavajës e cila e dënoi me tre vite burg Fadil Kasemin, nga katër që kërkoi organi akuzës.
Procesi ndaj tij nisi për shkak të dhunës së ushtruar në vitin 2015 kur Hafizi e divorcuar prej tij po kalonte pushimet se bashku me femijet në plazhin e Golemit.
Madje gjatë kontrollit Kasemit iu gjet dhe sekuestrua dhe një armë të cilën e kishte marrë me vete nga Tirana. Në hetim është edhe vendimi I gjykatës së Tiranës për urdhrin e mbrojtjes të kërkuar nga gjyqtarja pas dhunës së përsëritur nga ish-bashkëshorti.
KLD do diskutojë edhe mjaft raste të tjera të mos zbatimit të urdhrave të mbrojtjes, apo dhe të dënimeve të lehta për dhunën në familje që janë kthyer në akte tragjike. Tashmë për këtë në datën 15 KLD do të zhvillojë nëj debat të plotë dhe do të marrë ën analizë vendimet e gjykatësve.
Po ashtu temë e diskutimit do të jetë dhe plotësimi i vendeve të mbetura vakante në gjykatat e Shqipërisë. Kjo për të mos lejuar një bllokim të mundshëm por dhe vijim normal të punës në proceset gjyqësore. Me krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor institucion i parashikuar në paketën e reformës në drejtësi KLD do të pushojë së ekzistuara.
a.ç