Ndonëse e plagosi në këmbë biznesmenin Pëllumb Gjoka, agjenti i shërbimit të kontrollit të brendshëm të burgjeve, Kleant Musabelliu akuzohet nga policia për ” Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
Policia ia dorëzoi Prokurorisë gjithë provat per 43-vjeçarin, ndërkohë punonjësi i SHKB-së së burgjeve është pezulluar edhe nga detyra, ndërsa policia ka sekuestruar në vendngjarje 3 gëzhoja dhe pistoletën e shërbimit tip “bereta”.
Nga ana tjetër biznesmeni Pëllumb Gjoka ndodhet në spital jashtë rrezikut pas plumbave që mori në këmbë. Plagosja ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e Pazarit të Ri në kryeqytet pas një konflikti që nisi në një lokal e përfundoi në trotuar.
Biznesmeni dhe punonjësi i SHKB së burgjeve kishin lënë takim për të sqaruar një sherr mes djemve të tyre, por situata ka agravuar duke u përshirë në konflikt edhe vetë baballarët. Të shtënat alarmuan edhe kalimtarët pasi ngjarja ndodhi rreth orë 21.00 ku lëvizja në këtë zonë është e madhe.
a.ç