MPB-ja ka refuzuar kërkesën e kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, që të merr 20 truproje.
Ministri i brendshëm Oliver Spasovski në konferencë për shtyp tha se sipas vlerësimeve të kryera nuk ekzistojnë kërcënime të sigurisë për Gruevskin dhe familjen e tij dhe për këtë arsye numri i truprojave do të mbetet aq sa I takon me ligj, gjashtë.
Në korrik Gruevski kërkoi që në vend 6 truprojeve të ketë 20, pasi sipas tij, ka pasur kërcënime me jetë.
Jozyrtarisht, Gruevski përderisa ka ushtruar funksionin e kryeministrit, për 10 vite ka pasur gjithsej 78 truproje, ndërsa me ardhjen e Oliver Spasovskit në MPB, Gruevski ka vetëm 6 truproje, siç e parasheh ligji.
a.ç