Të shumta kanë qenë rastet e pushuesve shqiptarë dhe të huajë që janë shpëtuar nga rojet në bregdetin e jugut për shkak të kushteve te vështira të motit.
Policia njofton se kanë qenë tre raste në bregdetin e jugut ku janë shpëtuar në kohë pushuesit që nuk ‘i ishin’ bindur motit të keq.Policia Kufitare u ka ardhur në ndihmë në tre raste të ndryshme në Sarandë, Ksamil dhe Himarë, disa pushuesve, të cilët kishin mbetur në det, për shkak të kushteve jo të mira atmosferike!
Sarandë
Më datë 12.09.2017, shërbimet e Policisë Kufitare u kanë ardhur në ndihmë tre pushuesve, shtetasve R.M., E.H., L.M., të cilët kishin shkuar me mjetin e tyre lundrues tip varkë, në plazhin e Krorëzit dhe për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, nuk kishin mundur të ktheheshin.Shërbimet e policisë kufitare kanë shkuar pranë zonës në fjalë dhe u kanë dhënë ndihmë pushuesve, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg.Sëbashku me këta shtetas kanë qenë edhe shtetasi E.C., si edhe shtetasit polakë P.D., E.D., të cilët ditën e sotme janë kthyer duke përshkuar malin nga Krorëza në Kakome.
KsamilShërbimet Policore Kufitare sëbashku me rojen bregdetare u kanë ardhur në ndihmë tre pushuesve Kosovarë, konkretisht shtetasve B.S.,V.K., B.B., të cilët kanë rrezikuar të mbyteshin në zonën e ”Shkëmbit të Miseve”, pasi mjeti i tyre lundrues tip “Kanoe”, është fundosur, si pasojë e kushteve të këqija atmosferike.
Himarë
Policia Kufitare i ka ardhur në ndihmë shtetasit polak M.S., 26 vjeç, i cili ditën e sotme në plazhin e Drimadhës, ka hyrë për tu larë dhe duke notuar, e ka marrë rryma.Shërbimet policore i kanë shkuar menjëherë në ndihmë, duke bërë të mundur nxjerrjen e tij në breg shëndoshë e mirë. Të gjithë shtetasit e lartpërmendur, janë shoqëruar në terren tokësor dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. /ma.me