Kryetari i Grupit të LSI Petrit Vasili ka ironizuar kryeminsitrin Rama pasi i’u përgjigj pyetjeve të ngritura nga LSI rreth programit qeverisës.
“Këtë kryeministrin tonë e tallin keq edhe të vetët.
Kur pyetet për bujqësine nuk ndan dot eurot nga lekët dhe i duken barabartë, ai s’ka faj se aq di po të tijtë pse e tallin xhanëm?”, ironizon Vasili në facebook.
“E pyesin për investimet, që lidhen me rrugë dhe energjetikën dhe paratë që nuk dalin gjëkundi për premtimet e lajthitura të tij dhe ky s’kupton që buxheti i shtetit është një dhe i vetëm. Ky e ndan buxhetin me emra ministrash si llogari shtëpie për secilin.
E pyesin të ziun për ujërat e zeza në Ksamil e ky thotë që Ksamili është i Brukselit dhe jo i Shqipërisë.
E kam thënë që është shkollëpakët, po kaq pak është shumë”, shkruan Vasili më tej.
/a.m.