Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë, konsumoni suplementë si Omega 3 ose hekuri si dhe kryeni aktiviete fizike. Megjithatë, ju duhet t’i vini veshin trupit tuaj që është në gjëndje të japë paralajmërimet e një ataku në zemër. Një atak në zemër ndodh kur gjaku i pasur me oksigjen që rrjedh në vena krejt papritur has një pengesë dhe nuk mund të arrijë në muskulin e zemrës. Si pasojë, kjo pjesë e zemrës nis e vdes për shkak të mungesës së oksigjenit.
Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do ju duket sikur ju mungon ajri. Tretja e keqe është një tjetër shenjë paralajmëruese e atakut në zemër. Nëse stomaku është gjithnjë i trazuar, atëherë diçka nuk shkon. Kini parasysh që tretja problematike mund të shkaktohet edhe nga ushqimet pikante. Nëse ndjeni dobësi në pjesën e krahëve, dhe ankth në rritje, atëherë edhe kjo mund të jetë tregues i një ataku në zemër për shkak të mungesës së oksigjenit. Kur kjo ndodh zemra i dërgon një sinjal shpinës. Të gjithë nervat shpërndahen në krahë dhe shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes. Nëse ndieni mpirje tek duart, atëherë një atak në zemër mund të ndodhë nga momenti në moment. Nëse kuptoni që keni këto simptoma, vizitohuni tek një mjek menjëherë./AgroWeb.org
ma.me