Një grup shkencëtarësh kanë ndërtuar një software, që sipas tyre është në gjendje të zbulojë orientimin seksual të njerëzve.
Aplikacioni është produkt i studiuesve të Universitetit të Stanfordit dhe algoritmi i tij është ndërtuar në bazë të 14 mijë portreteve të siguruara nga një faqe amerikane për takime online.
Shkencëtarët thonë se produkti i tyre në 81 përqind të rasteve ka gjetur saktësisht nëse një portret i caktuar i përket një personi heteroseksual apo homoseksual.
Detajet e aplikacionit dhe vetë studimit pritet të publikohen së shpejti në revistën “Personality and Social Psychology”, por ende pa gjetur dritën e publikimit janë vënë në shënjestër të dy grupeve të mëdha aktivistësh LGBT. Sipas tyre, ky aplikacion është i rrezikshëm dhe autorët e tij i quajnë pseudo-shkencëtarë./a.m.