Vëzhgimi i prokurorisë dhe i policisë kishte mbi dy javë që monitoronte 3 trafikantët e drogës në Vlorë, por përsëri këta të fundit mundët t’i shpëtonin arrestimit të uniformave blu.
1 ton drogë të sekuestruar një ditë më pare në “Plazhin e vjtër” pranë portit të qytetit bregdetar, ka ngritur shumë pikëpyetje për organet ligjzbatuese, duke krijuar dyshimin për dekonspirim të aksioneve policore.
Sipas burive që “ABC News” ka arritur të sigurojë, trafikantët kishin dështuar 3 herë të tjera për të dërguar drogë drejt Italisë. Kështu në raportin e hollësishëm, thuhet se mbrëmjen e premte, pranë plazhit të Zvërnecit ishte tentative e pare, por që nuk u krye, pasi dërguesit e drogës kishin dyshuar se po përgjoheshin nga policia, duke e shtyrë një ditë më vonë transportin e kanabisit drejt Italisë.
Ndërkohë që tentativa e dytë dhe më guximshmja për të çuar me gomone 1 ton kanabis do të kryhen mbrëmjen e 9 shtatorit në plazhin e ri, ose siç njihet ndryshe Lungomare. Gomonia është afruar 2 metra larg bregut të detit por përsëri, trafikantët nuk ishin të sigurt për dërgimin e kanabisit drejt vendit fqinj.
Dyshimet për dekonspirim dhe rrjedhje të informacionit bëri që droga të ngarkohej në një tjetër vend. Mjeti lundrues u largua drejt portit të Vlorës thuhet në raportin e policisë, dhe qëndronte rreth 30 metra larg bregut të detit.
Trafikantët arritën ti largoheshin ndjekjes së policisë, ndërsa u sekuestrua lënda narkotike dhe baza ku ata qëndronin.
Së bashku me drogën u kapën edhe 6 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm. Hetimet janë në proces verifikimi edhe nga kontrolli i brendshëm i policisë së shtetit, pasi dyshohet se ka pasur dekonspirim nga uniformat blu. /a.m.