Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë zyrtarisht detyrën e lartë nga paraardhësi i tij Isa Mustafa ditën e hënë.
Mustafa dorëzoi detyrën me një ceremoni zyrtare të organizuar sot në kryeministri.
Klan Kosova raporton se Mustafa ia dorëzoi dosjen qeveritare dhe më pas i uroi atij që t’i kryejë detyrat shtetërore, përfshirë edhe Marrëveshjen për Stabilizim Asociim në BE.
Kryeministri Haradinaj nuk foli për mediat pas marrjes së detyrës, teksa më vonë ai u takua me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
a.ç