Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sot në përfundim të seancës së Kuvendit, ku theksoi se qeveria e re po refuzon të mbajë përgjegjësi për 4-vjeçarin e kaluar. “Rama 2” refuzon të mbajë përgjegjësi për “Rama 1”.
Sipas Bashës, Shqipëria ndodhet në një situatë me ekonomike të shkatërruar dhe taksa të larta. Ai tha se koha për shfaqje ka marrë fund. Basha kritikoi edhe prezantimin e programit qeverisës, duke e cilësuar si bosh dhe sipërfaqësor.
“Kjo ishte paraqitja më boshe dhe sipërfaqësore, ku thelbi ishte zëvendësuar nga propaganda. Fjalimi i Ramës si ata të byrosë politike. Kjo është e pafalshme për Ramën. Qytetarët nuk kanë besim tek Rama. Rama nuk foli një fjalë të vetmë për 300 mijë vendet e punës, megjithëse çoi 300 mijë azilantë shqiptarë. Ky është realiteti i një Shqipërie me ekonomi të shkatërruar, me taksa të larta me shëndëtësi të degraduar. Çmimet e librave 35% më shtrenjtë se 4 vjet më parë. “Rama 1” dhe “Rama 2” e nisen me premtime farsë, “Rama 2” refuzon të mbajë përgjegjësi për “Rama 1”. Rama foli për shtatoren e Skënderbeut. Roli e Skënderbeut nuk ka Zot ta ndryshojë. Rama ka bërë aleancë me krimin, ndaj asgjë nuk funksionon në vend. E gjitha kjo ishte një shfaqje. Kuvendi, është fryt i aleancës së Ramës me krimin”, deklaroi Basha.