Aplikim për leje qarkullimi ndërkombëtare është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve/bizneseve të aplikojnë online, si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse të aplikimit për pajisjen me leje qarkullimi ndërkombëtare. Kosotja e aplikimit është 500 lekë.
Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokumente që ju nevojiten për të marrë shërbimin online:
- Dokument i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).
Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelet e drejtorive rajonale:
- Leja e qarkullimit kombëtare
- Dokument identifikimi
Hapat e procedurës
- Regjistrohuni si qytetar ose si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin “Aplikimi dhe publikimi i të dhënave të lejes së qarkullimit ndërkombëtare”
- Klikoni butonin” Përdor”
- Aplikoni për leje qarkullimi ndërkombëtare
- Kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online
- Paraqituni pranë sporteleve të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumenteve përkatëse dhe për tërheqjen e lejes
a.ç
Dua patenten nderombetare
Mirdita