Italia kërkon nga autoritetet shqiptare informacion për tre trafikantët e arrestuar të cilët po transportonin 40 milion euro drogë drejt Italisë me jaht të marrë me qira dhe flamur amerikan në bord.
Të arrestuarit janë Flamur Mema nga Durrësi dhe dy dibranët Erinaldo Muzhika dhe Elidon Valdi.
Burime nga krimet e rënda sqaruan për Report Tv se italianët kanë sjellë një letërporosi ku kërkojnë të shkuarën kriminale të tre të arestuarve, hetimin e aseteve pasurore të tyre në Shqipëri si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm në këtë trafik.
Deri më tani të arrestuarit në Foggia kanë heshtur duke mos treguar asnjë të dhënë për trafikun e kanabist, ndërsa nga hetimet rezulton se mjeti lundrues është marrë me qira në Mal të Zi.
Dhe pse ende ska një përgjigje përfundimatre nga hetimet, droga është nisur nga Shqipëria dhe dyshohet se në mes të detit në dalje të luginës së Vilunit është ngarkuar në jaht të marrë me qira dhe drejtuar nga skafisti Flamur Mema.
a.ç