Përfundon mbledhja e grupit të PD-së me dyer të mbyllura ku veç përballjes në seancë me programin e qeverisë të hënën u diskutua për rrjedhjen e votave në zgjedhjen e Gramoz Rucit si kryetar kuvendi.
Kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se PD dënon rrjedhjen e 2 votave në seancë, duke e konsideruar të papranueshme dhe se vendimi i grupit është për tu respektuar në unanimitet.
Po ashtu kryedemokrati u shpreh se PD dënon edhe manipulimin e PS dhe përpjekjen për blerjen e deputetëve të PD në këtë proces votimi.
Mësohet se Basha dhe Berisha u kane drejtuar kritika të forta Grida Dumës dhe Ervin Salianjit.
Mësohet se edhe ish kreu i PD Sali Berisha dënoi votimin e djeshëm të Gramoz Rucit duke u shprehur se ishte e pafalshme. Berisha e ka cilësuar si të papranueshme deklaratën e Salianjit sipas së cilit votat për Gramoz Rucin u manipuluan.
“Ti s’mund të pronocohesh dhe të flasësh në emër të grupit pa u konsultuar më parë me ne, sepse ka rregull,” është shprehur Berisha.
Më tej ish-kreu demokrat ka thënë “Unë nuk kam bindjen si ty që është manipuluar numërimi, unë kam bindjen që janë shitur, unë me ty ndahem,” tha Berisha.
Partia Demokratike thirri këtë të dielë një mbledhje urgjente të grupit parlamentar, një ditë pasi asaj i rodhën 2 vota gjatë votimit të kandidaturës së Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi.
Ruçi mori 74 votat e PS, 3 të PDIU, një të PSD, Tom Doshi dhe 2 vota nga PD, duke shkaktuar tronditje te e djathta.
Debati i plotë
Berisha: Kush e bëri na futi thikën mbrapa. Nuk duhet ta falim atë që e bëri. Ata që e bënë duhet ta dinë që ne e dënojmë, na duhet prova për te qenë serioz. Të kërkojmë prova nga komisioni se nuk na shërben te mbajmë qëndrim ne falsitet. Se nuk jemi vetëm, janë populli qe na gjykon. Nuk mund te gjejmë pretekst qe ti hedhim hi syve.
Salianji: Unë bindem vete
Berisha duke ju drejtuar Salianjit: Asnjë nga ju pa mbledhje grupi nuk mund te prononcoheni. Grupi është grup. Te pranoj unë se je ti i bindur për gabim se pranoj. Unë kam bindjen qe aty është tradhti. Nuk ngushëlloj mbështetësin me një mashtrim. Kush del ne emër te grupi, merr miratimin e grupit nuk del vete. Këta nuk kane te drejte te bëjnë deklarata ne emër te grupit. Me vjen keq Ervin po këtu s’jam dakord. Kjo qe thua ti nuk ka ndodhur ne 27 vjet, manipulimi i komisionit. Ndërkohe qe kjo qe themi ne, shitblerja e deputeteve ka ndodhur. Ky ka hyre ne parlament rishtar dhe nuk di. Ne 27 vjet ka 50 raste shitje. Kurse kjo e jotja nuk ka ndodhur kurrë.
Berisha: Sa dolëm nga parlamenti Ervin, news thoshte Ruci me votat e PD. Rama tha po ashtu. Edhe t’ja tregosh votat një për një prapë nuk bind. Ti thua gjera te tjera pa kuptim. Kemi përgjegjësi ndaj njerëzve. Nuk bindim se ata manipuluan ne votim. Se ishte live. Kërkoni Komision Hetimor dhe merr votat po ke dyshim. Por ishin live. Mos hidhni ujë ne hava. Duhet te mbyllet me një dënim te këtij akti. Me një qëndrim te kruesish se grupit qe te bej qëndrim te qartë. Ta dënojmë dhe te marrim masa. Mos te fshihemi pa asnjë kuptim
Basha: Ervin boll tani. Nuk ka rendësi përshtypja jote. Le te mbajmë qëndrim si thotë doktori
Pika 1 denimi i aktit
Pika 2 nuk japim version ishte vjedhje apo manipulim
Pika 3 kush shet votën nuk ka vend ne PD.
Pika 4 ne krye parlamentit eshte ai qe nuk hyn dot ne usa. Dhe hapin e pare e ben si mafioz.