Pas prezantimit të kabinetit qeveritar nga kandidati për kryaministër, Ramush Haradinajt, Kuvendi ka votuar me 61 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim, Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë partitë opozitare Vetëvendosje dhe LDK janë larguar nga salla.
Vota e partisë që përfaqëson pakicën serbe të Kosovës ka ardhur në minutat e fundit, pas një konsultimi të gjatë të liderëve të saj në Beograd.
Deputeti Zafir Berisha i NISMA-s ka dalë kundër haradinajt duke tkurrur edhe më shumë votat e mazhorancës së re kosovare.