Pasditen e sotme në aksin Fushëkrujë-Thumanë ka ndodhur një aksident ku është përfshirë një autobuz me targa të Malit të Zi dhe një mjet tip fuoristradë me targa shqiptare dhe për pasojë janë plagosur lehtë tre persona.
Sipas burimeve të Report Tv, autobuzi ka qenë me turistë malazezë dhe shkaku i aksidentit dyshohet të jetë ndërprerja e rrugës që i është bërë nga ana e fuoristradës.
Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërkohë dyshimet e para bien mbi fuoristradën, e cila ka prerë rrugën keq autubuzit./a.m.