Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka komentuar marrëdhëniet me Gramoz Ruçin, i cili do të jetë kryetari i Kuvendit për 4 vitet e ardhshme.
Referuar qëndrimit të LSI kundër Ruçit, ajo thotë se është një vendim politik i kësaj force të pozicionuar në opozitë. Sipas saj, votat shkojnë kundër sistemit të ngritur nga Rama.
“Me Ruçin kam marrëdhënie shumë të mira. Nuk kam asgjë personale”, ka thënë Kryemadhi në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24./a.m.