Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 6 personave ka ndodhur në Elbasan gjatë ditës së sotme. Në aksident janë përfshirë një furgon me udhëtarë dhe një veturë.
Raportohet se nga përplasja e mjeteve u plagosën dy drejtuesit dhe katër pasagjerë të furgonit, mes tyre dy fëmijë, 4 dhe 9 vjeç.
Sipas polcisë mjeti me targa MM 457 KM, i cili drejtohej ng 37-vjeçari P. H. është përplasur me furgonin me targa El 4043 C, me drejtues 65-vjeçarin N. B..
Në spitalin Kirurgjik të Elbasanit ndodhen dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasit, D.P., 60 vjeçe, K.P., 69 vjeç, V.P., 4 vjeç dhe O.P., 9 vjeç, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Informacioni i policisë
Më datë 09.09.2017 në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin Labinot Fushë janë përplasur dy mjete.
Mjeti me targa MM 457 KM drejtuar nga shtetasi P.H., 37 vjeç banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me targa El 4043 C drejtuar nga shtetasi N.B., 65 vjeç banues në Polis.
Si pasojë janë dërguar në spitalin Kirurgjik Elbasan dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerët e furgonit shtetasit ; D.P., 60 vjeçe, K.P., 69 vjeç, V.P., 4 vjeç dhe O.P., 9 vjeç të cilët ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën
Policia po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale./a.m.