Gjykata e Tiranës liroi dje nga qelitë e paraburgimit gjashtë femra të arrestuara si pjesë e një rrjeti të prostitucionit virtual në kryeqytet. Ato dhe një 33-vjeçar u prangosën tri ditë më parë gjatë operacionit policor të koduar “Chat line 3”. Dafina Tresa, 33- vjeçarja e akuzuar si administratore e studios, ku ofroheshin shërbime seksuale online, do të hetohet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Gjykata caktoi këtë masë ndaj saj, me kërkesë të përfaqësuesit të Prokurorisë në sallën e gjyqit. Prokurori Enkeled Gjini e argumentoi kërkesën me ndryshimet që ka pësuar Kodi Penal, sipas të cilit për disa vepra penale, përfshi edhe ato për të cilat akuzohet Tresa, nuk mund të caktohet masë “arrest në burg”, kur e dyshuara ka fëmijë të mitur nën tre vjeç.
Më herët, prokurori sqaroi se Tresa ishte nënë e dy fëmijëve, 1 dhe 5 vjeç. E dyshuara u shfajësua para gjykatës, duke mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, atë të “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “mbajtjes së lokaleve për prostitucion”.
Përmes avokatit mbrojtës të saj, Stefan Topalli, ajo kërkoi lirim nga qelia. “Nuk e dija që kjo veprimtari ishte vepër penale. Sa për vajzat, ato kanë bërë gjithçka me dëshirën e tyre. Nuk kam detyruar njeri”, është shprehur Tresa. Për të njëjtat akuza, gjykata vendosi dje masën “arrest në burg” për bashkëpunëtorin e saj, Artur Bakalli.
Ai mohoi të kishte dijeni se çfarë ndodhte në apartamentin e marrë me qira nga Tresa në një pallat në kryeqytet. Po me vendim të gjyqtarit Bledar Abdullai, nga qelia u liruan edhe pesë vajzat e akuzuar për “prostitucion”. Për to u caktua masa “detyrim për paraqitje”
Arrestimet
– Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”.
– Artur Bakalli, 33 vjeç, banues në Tiranë.
– Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
– A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.
– E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
– K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.
– A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja :
– B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.
Sekuestrohen në cilësinë e provës material:
– 9 njësi kompjuteri.
– 9 ekrane kompjuteri.
– 9 kamera për komunikim video online.
– 2 lap-topë.
– 16 lodra plastike të seksit
– sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale.
Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzim të Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, neni 114 dhe 115 i Kodit Penal, për shtetasen Dafina Tresa, për veprën penale “Shfrytëzim i Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, për shtetasin Artur Bakalli, ndërsa për shtetaset Xh.B., A.B., E.D., K.B., A.K., dhe E.D., për veprën penale të “Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal. panorama
ma.me