Policia ka arrestuar nje 43-vjeçar, pasi akuzohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Sipas policise, i arrestuari eshte shtetasi Ylli Dërvishi 43 vjeç, banues në fshatin Karpën, Maminas. Më datë 08.09.2017, rreth orës 21:30, në fshatin Karpën, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në banesën i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: • një armë zjarri automatik model 56 dhe • 3 480 fishekë model 56. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe ” Prishja e qetësisë publike” parashikuar në nenet 278/3 dhe 274 të Kodit Penal.
ma.me