Sot në orën 10:00 mbahet seanca e parë e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, që shënon edhe nisjen e rrugëtimit 4-vjeçar të legjistaturës së XIX parlamentare. Seanca konstituive do të drejtohet nga deputeti i PS, Besnik Bare pas refuzimit në bllok që bënë deputetët e PD Sali Berisha, Halim Kosova dhe Tritan Shehu, si më të vjetrit.
Kuvendi pritet të mbajë dy seanca, paradite në orën 10:00 dhe pasdite në 18:00. Seanca e parë konstituive do shërbejë për verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj, proces i cili pritet të bëhet nga një komision i ngritur nga Kuvendi. Ndërsa pasdite, deputetët do zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit, ish-kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. Ruçi është kandidat i vetëm i propozuar nga PS.
Ai ka mbështetjen e të gjithë deputetëve të PS, ndërsa PD dhe LSI, si opozitat e Kuvendit të ri, kanë paralajmëruar votën kundër. Vendimi është marrë nga grupet parlamentare respektive një ditë më parë. Nga ana tjetër, Edi Rama ka qenë i prerë në porositë që ka dhënë për ligjvënësit socialistë kur u ka kërkuar të mos mungojnë seancën e kësaj të shtune dhe të mbështesin Gramoz Ruçin i cili është sulmuar jo pak nga segmente të PD dhe ish të përndjekurve politikë.
PD dhe ish- të përndjekurit paralajmërojnë protestë
Deputetët e PD dhe përfaqësues nga shtresa e ish të përndjekurve kanë paralajmëruar protestë kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.
Opozita dhe të përndjekurit e akuzojnë Ruçin si eksponent të ish-diktaturës komuniste dhe për këtë arsye, argumentojnë ata, ai nuk duhet të zgjidhet në foltoren e numrit një të Kuvendit.
Cilat janë tiparet kryesore të përbërjes së këtij parlamenti?
Nga 140 deputetë të parlamentit të ri (2017-2021) 61 deputetë ose 44% nuk kanë qenë parlamentarë gjatë legjislaturës së kaluar.
Ndryshimin më radikal në përbërjen e re parlamentare e ka PD me 54% (23 deputetë) të rinj, ndaj vetëm 46% (20 deputetëve) të rizgjedhur, ku në pjesën e rizgjedhur bëjnë pjesë edhe katër kryetarët e partive aleate, PR, PDK, PBDNJ, LZHK.
PS ka ndryshuar rreth 40% të grupit parlamentar nga legjislatura e kaluar.
Nga ana tjetër, parlamenti i kaluar do të mbahet mend për cilësi, për problematikën e deputetëve të inkriminuar . E tejkaluar, KQZ verifikim paraprak.
Janë larguar zërat liberalë apo kritikë, (Hafizi, Blushi, Leskaj, Dade, Dokle, etj, tek PS, Patozi, Bregu, Selami, Topalli, Bode, etj, tek PD.
Për herë të parë prej vitit 1997 kemi një parti politike, e cila i ka fituar zgjedhjet e vetme. PS preferon qeverisjen e vetme me 74 mandate. Për pasojë, kryetari i Kuvendit do të jetë i saj, – i treti në 27 vjet, pas Islamit, Dokles dhe Pëllumbit.
Cilat janë profilet tipike të deptutetëve të rinj?
36 biznesmene, 23 me tituj shkencore, 22 autore librash, te tejret ajne ish deputete, ish ministra, apo ish kryetare bashkish.
36 jane juriste. 31 ekonomiste, 14 mjeke, 10 inxhiniere, 17 nga fusha e letersise, dhe te tjeteret ne fushe te tjera.
38 femra dhe 102 meshkuj.
ma.me