Arrestohet në Tiranë një shtetas nga Vlora i cili kërkohej prej më tepër se 1 viti për tentativë vrasjeje.
Policia ben me dije se seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme dhe Operacioneve Speciale më datë 08.09.2017, ndaloi shtetasin : – Skerdi Sina, 21 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendimin e datës 23.12.2016, ka caktuar masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal.
Ky shtetas më datë 01.12.2016 në lagjen “Pavarësia” Vlorë, në bashkëpunim me shtetasin M.S., 22 vjeç, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin duke e gjuajtur me armë të ftohtë thikë, shtetasin K.A., 20 vjeç.
Shtetasi i ndaluar ju dorëzua D.V.P. Vlorë për veprime të mëtejshme./a.m.