Partia Socialiste ka mbledhur sot për herë të parë Grupin Parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 25 Qershorit.
Takimi u hap nga kryesocialisti Edi Rama ndërsa ai tha se grupi i deputetëve socialistë është i kompletuar dhe ka gjithçka për t’ia dalë mbanë.
Rama u ndal në zgjedhjen e Ruçit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Ai e quajti nisjen e një kapitulli të ri Kuvendin me në krye Gramoz Ruçin.
“Jam i bindur se në atë sallë do të nisë një kapitull i ri i jetës parlamentare me zgjedhjen e gramozit në krye të kuvendit dhe dua ta nënvizoj qartë për ata që na dëgjojnë se Gramozi nuk është njeriu i duhur për të investuar besimin tonë sepse është shoku ynë, por është shoku ynë sepse është njeriu i duhur për të investuar besimin tonë.
U them konkurrentëve tanë demokratë se nëse nuk e votojnë Gramozin nëser, gabojnë një herë, por duke e shenjestruar me topat e politikës së baltës gabojnë 100 herë se refuzojnë deputetin me historinë më të gjatë parlamentare, sepse refuzojnë të kuptojnë se Shqipërisë as nuk i duhen e se shqiptarët i refuzojnë sepse duan punën dhe mirëqënien e tyre.”-tha Rama.
Kryeministri u shpreh gjithashtu se në fillim të javës së ardhshme do të paraqitet qeveria e re, programi i saj si dhe do të zgjidhen kryetarët e komisioneve parlamentare. Gjithashtu kreu i socialisteve i kujtoi deputetëve dhe ministrave se është bërë gati dhe marrëveshja e mirëkuptimit mes qeverisë, grupit parlamentar të PS dhe vetë partisë, e cila pret të nënshkruhet. Kujtojmë se në marrëveshje parashikohet gjithashtu se në rast se ministrat nuk do të raportojnë përpara grupit parlamentar brenda një hakur kohor 3 muajor, atëherën ata do të shkarkohen menjëherë.
“Fillim javën e ardhshme do të paraqesim në kuvend qeverinë e re, programin e saj dhe më pas do të paraqesim dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.
Kemi hartuar tekstin e marrëveshjes së mirëkuptimit, mes qeverisë, grupit parlamentar dhe partisë, e cila do të nënshkruhet në prani të të gjithë anëtarëve të PS.
Natyrisht që, puna e grupit fillon zyrtarisht nesër me seancën e parë të kuvednit, por do të vazhdojë intensivisht jo vetëm në kuvend por edhe në terrenin ku skuadra e deputetëtëve do të jenë të pranishëm sic e kemi folur edhe më parë, për të vijuar komunikimin dhe ndërveprimin me zgjedhësit.”- theksoi kryeministri.
Madje në një moment të fjalës së tij, kryeministri i ka tërheqyr “veshin” deputetit Xhemal Qefalia, i cili mesa duket nuk e ka patur vëmendjen tek fjala e Ramës.
“Është me shumë rëndësi Xhemal të nënvizohet, se disiplina e grupit dhe qeverisë janë faktor kyc në këtë legjislaturë ashtu sikundër janë dhe një shprehi elementare dhe e domosdoshme e vullnetit për të qenë deri në fund.”-tha Rama.
/a.m.