Në përfundim të ndeshjes Maqedoni-Shqipëri (u luajt të martën në Strumicë) të përfunduar me rezultatin 1-1, Jahmir Hyka shkëmbeu fanellën me Enis Bardhin, lojtarin me origjinë shqiptare që luan për Maqedoninë.
Dy nga lojtarët më të talentuar në fushën e lojës dhanë kështu edhe mesazhin që futbolli ndihmon për të bashkuar dhe jo për të ndarë. (b.an)