Gati tre e katërta e Gjermanisë ka frikë nga terrorizmi pas një sërë sulmesh terroriste në Gjermani dhe vende të tjera evropiane, sipas një studimi të botuar sot.
Sipas studimit të kryer nga kompania e sigurimeve “R + V Versicherung”, rreth 71 për qind e të anketuarve kanë shprehur frikën e tyre ndaj terrorizmit, në 26 vitet e fundit, dy pikë përqindje më e ulët se në vitin 2016.
Frika e dytë dhe e tretë më e rëndësishme mes të anketuarve ishte ekstremizmi politik (62 për qind) dhe tensionet lidhur me fluksin e fundit të refugjatëve dhe migrantëve (61 për qind).
Frika të tjera të përfshira në studim ishin katastrofat natyrore (56 për qind) dhe substancat e dëmshme në produktet ushqimore (58 për qind).
Studimi i kryer nga “R + V Versicherung” me pjesëmarrjen e rreth 2 400 personave, u krye disa javë pas një sulmi terrorist në Westminster Bridge , në Londër dhe përpara sulmit me kamion në Barcelonë./b.d