Pas një dite të lodhshme, një gjumë i mirë është ai që na nevojitet. Por kur vjen puna tek orët e gjumit, jo të gjithë kemi nevojë për të njëjtën kohë.
Duhet thënë se për disa persona, gjumi është më i rëndësishëm sesa për disa të tjerë, çka do të thotë se për ata të cilët gjumi është prioritet, pak rëndësi ka se çfarë punësh lihen përgjysmë. Ndërkohë që për pjesën tjetër, gjumi është i pari që eliminohet nga axhenda, kur vjen fjala për të përmbushur të tjera gjëra.
Ndoshta do t’ju duket e çuditshme, por horoskopi ka të bëjë shumë sa u përket karakteristikave kryesore që ka çdo shenjë, edhe kur vjen fjala te pjesë të rutinës, siç mund të jetë gjumi.
Por ja sa gjumë ju duhet në bazë të shenjave të horoskopit, sipas astrologëve, për të qenë energjik dhe produktivë gjatë gjithë ditës.
Dashi – 6 deri në 8 orë gjumë në ditë.
Demi – Hmmm, a ka mundësi 26 orë, apo nuk i ka dita aq?
Binjakët – Ose 6 orë ose 12, nuk ka një të mesme.
Gaforrja – Mjafton një pushim i vogël prej 30 minutash.
Luani – 8 orë fiks!
Virgjëresha – 8.5 orë dhe zgjohet që me zilen e parë.
Peshorja – 7.5 orë.
Akrepi – 6? Oh jo 9, po, patjetër 9.
Shigjetari – Ti fle vetëm kur (largqoftë!) të largohesh nga jeta.
Bricjapi – Një 5 orarësh i fortë!
Ujori – 7 orë gjatë javës dhe 14 në fundjavë…
Peshqit – 4 orë mjaftojnë.
a.ç