Kolegët e gjyqtares Fildeze Hafizi, e cila u nda nga jeta në mënyrë tragjike ditë më parë pasi u qëllua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, kanë zhvilluar ditën e sotme homazhe në nder të kujtimit të saj.
Në tavolinën e sallës së gjyqit ishte vendosur një foto e Fildeze Hafizit si dhe kurora me shënimin: “Përgjithmonë në zemrat tona”.
Homazhet e kolegëve të Hafizit u zhvilluar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku dhe Hafizi ushtronte detyrën e gjykatëses.
Të pranishëm në homazhe ishin kryetari i Gjykatës së Apelit Shkodër, kolegë të Hafizit si dhe kryebashkiakja Voltana Ademi./a.m.