Rama është përgjigjur edhe për kritikat që kanë ardhur pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Rama tha se kush ndjehet i provokuar nga zgjedhja e Ruçit dhe s’është ndjerë me Saliun në 27 vjet, është një hipokrit.
“Të përndjekurit s’jane disa spiune birucash qe marrin përsipër të flasin publikisht në emër të ish-të përndjekurit politik, është një shtresë që ka disa figura të respektueshëm e s’kanë lidhje me zërat që financohen.
Kush ndjehet i provokuar nga zgjedhja e Gramozit dhe s’është ndjerë me Saliun 27 vjet, për mua është thjesht një hipokrit që s’meriton asnjë respekt kaq e thjeshtë është kjo histori dhe vazhdimi i kësaj marrëzie edhe në nivelin e opozitës me komunizma dhe antikomunizma, kur jemi në 2017 eshte jo vetëm shprehje e boshllëkut të madh që PD duhet ta mbushë me vizionin për të ardhmen me programin për të qenë një alternativë me sfida për t’u përballu me konkurentin që jemi ne, përndryshe kjo është një budallëk i madh”, tha Rama.
a.ç