Në Velipojë po mnbahet mbledhja e dytë jo-formale e qeverisë së re. Një format i ngjashëm si mbledhja e zhvilluar në LLogara. Edhe në Velipojë, Rama ka zhvillar një takim me gazetarët teksa bashkëbisedimin e ka ndarë LIVE me qytetarët në facebook.
Një prej çështjeve të shumta të ngritura është edhe ajo e turizmit, dhe veçanërisht rasteve të shumta të mbytjes së turistëve.
“Me sa di shumica e rasteve kanë ndodhur në plazhe të paautorizuara. Dikush shkon larg dhe pëson infarkt, kësaj s’ke çi bën. Nuk ka ndodhur si pasojë e mungesës së rojeve bregdetare. Por është këtë çështje do ta fusim në standardin e vitit të ardhshëm. Kemi një plan të mirë vitin e ardhshëm për ta përmirësuar këtë situatë”,- tha Rama./a.m.