Policia e Shtetit ka dhënë informacion në lidhje me ndalimin e një jahti nga ana e autoriteteve italiane në të cilin u skekuestruan sasi të mëdha droge. Fillimisht u raportua për sekuestrimin e një sasie prej 1.5 tonësh marijuane, por më pas u vërtetua se sasia ishte shumë më e madhe, konfirmim që vjen edhe nga policia shqiptare.
Raportohet se në jaht u gjetën plot 3.992 kg kanabis. Nga të dhënat paraprake raportohet se jahti nuk ka shkelur në ujrat territoriale shqiptare. Mbetet ende e paqartë rruga që ka përshkuar mjeti lundrues dhe ku është mbushur me sasinë e drogës.
Në lidhje me rastin po punohet edhe me policinë malazeze, pasi dyshohet se jahti është nisur nga brigjet e këtij vendi.
Në orët e para të mengjesit nga ana e GdF Italiane u be i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i Yacht-it me flamur të SH.B.A.(Delaware). Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues. Në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë. F.M, E.V, dhe E.M. Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes. “Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare”, raporton policia.
Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku./JavaNews/a.m.