Ish-presidenti amerikan Barack Obama, nismëtari i skemës mbrojtëse për emigrantët e rinj, e quajti “një mizori” vendimin e administratës aktuale për mbylljen e programit që mbulon rreth 800 000 vetë.
Përfituesit aktualë të saj nuk do të kenë problem edhe për 6 muaj, koha e lënë në dispozicion të Kongresit për gjetjen e një zgjidhjeje alternative nëse kërkon t’i mbrojë në vazhdimësi ata të qëndrojnë në SHBA pasi prindërit i çuan atje ilegalisht.
Por, gjatë kësaj periudhe, nuk do të mund të bëhen më aplikime të reja. Duke iu drejtuar Kongresit, Obama e cilësoi lëvizjen e Trump sa mizore, aq edhe të gabuar. Falë skemës së aprovuar prej tij 5 vite më parë, të ashtëquajturit “ëndërrimtarë”, shumica latino-amerikanë, ishin në gjendje të siguronin punë dhe leje studimi. Por, administrata e Trump argumenton se programi, për zbatimin e të cilit Obama anashkaloi aprovimin e Kongresit, është antikushtetutes.
Policia në Nju Jork arrestoi me dhjetëra vetë kur një grup i madh protestuesish u mblodhën përpara kullës Trump për të kundërshtuar vendimin e tij, megjithatë nuk pati episode dhune./a.m.