Gjatë ditës së sotme orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore veriore të cilat do të kenë vranësira të lehta e kalimtare.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në ultësirën perëndimore duke lënë me vranësira disi më të shpeshta zonat verilindore- juglindore.
Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë dhe gjatë natës.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë të tyre në të dy vlerat ekstremale të ditës.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./a.m.