Shqipëria ka barazuar mbrëmjen e sotme përballë Maqedonisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikuesit e Kampionat Botëror Rusi 2018.
Odise Roshi ka kaluar Kombëtaren e Shqipërisë në avantazh pas një krosimi të Sadikut në minutën e 53-të, por vendasit barazuan me penallti në minutën e 78-të (Aleksandar Trajkovski).
Ndeshja Shqipëri – Maqedoni u luajt në “Mladost Stadium”, në qytezën e Strumicës në Maqedoni.
Në ndeshjet e tjera të grupit tonë, Italia mposhti Izraelin 1 – 0, ndërsa Spanja fitoi në Lihtenshtein 0 – 8.
Pas tetë takimeve të luajtura, Shqipëria renditet e treta në Grupin G me 13 Pikë, ndërsa Maqedonia e pesta me 7 pikë. Grupi kryesohet nga Spanja me 22 pikë e ndjekur nga Italia me 19 pikë.
Shqipëria do të udhëtojë drejt Spanjës me 6 tetor, ndërsa në ndeshjen e fundit për këto kualifikuese do të presë Italinë në Shkodër më 9 tetor.
a.ç