Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Panucci u shpreh i kënaqur për barazimin 1-1 përballë Maqedonisë.
“Nuk jam i kënaqur për pjesën e parë të ndeshjes, pasi nuk luajtëm shumë futboll. Në pjesën e dytë krijuam raste dhe me Sadikun mund ta kishim mbyllur nëse do të shënonte.
Ndërsa më pas u përmbys dhe mund të kishim pësuar dhe të kishim humbur ndeshjen.
Kemi luftuar si shqiptarë të vërtetë. Në minutat e fundit të ndeshjes lojtarët vuajtën në aspektin fizik, pasi 4-5 lojtarë nuk ishin në gjendje që të përballonin ndeshjen.
Dy ndeshjet e mbetura, Spanja dhe Italia janë dy ndeshje të bukura, do të provojmë të ndryshojmë historinë” deklaroi ai.
a.ç