Pasi gjyqtarja Fildeze Hafizi u vra nga ish-bashkëshorti i saj, letra e një tjetër gruaje dhe nënë, Merita Bramës bëri xhiron e mediave. Ajo kërkonte mbrojte nga shteti që të mos kishte të njëjtën fat si gjyqtarja.
Sot për herë të parë, me zë dhe figurë Merita vendos të flasë dhe të tregojë se si u dhunua nga ish-bashkëshorti me levë teksa shkonte në punë. Prej asaj dite ajo rri e mbyllur në shtëpi dhe kërkon ndihmë. “Nuk dua te jem unë Fildezi i radhës”,- thotë ajo në një intervistë për emisionin “Rudina”.
Ajo i ka rezistuar prej 30- vitesh një martese me akte dhune, por tashmë e divorcuar frika për jetën e saj dhe të fëmijëve bëhet më e madhe.
“Ku është shteti? Ku është policia? Kam frikë të dal tek porta, rri gjithë ditën e mbyllur në shtëpi me grila, me derë të mbyllur. Ndaj e kam bërë publike historinë, se s’kam çfarë humbas më. Vini dorë, se shumë shpejt do shihni dhe emrin tim në televizor, do dalë një tjetër Fildeze”,- thotë Merita mes lotësh.
a.ç