Grekët kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj veprimit të të dënuarit shqiptar Alket Rizai, i cili mblodhi fonde për Evangelian e sëmurë me kancer me qëllim mundësimin e kurimit të 8-vjeçares në Angli.
“Uau! Jemi të ngazëllyer. Një tip i dënuar për një seri vrasjesh mafioze, arratisje nga burgu, zhvatje, trafik droge…na qënka bërë një donator i dashur”., – shkruan një komentues.
Ndërkohë dikush tjetër u përgjigjet: Po ti çfarë bërë për të ndihmuar? […] Për mua nuk quhet Alket Rizai, quhet thjesht një njëri, human”.
“Nga sot, Alket Rizai do të quhet z.Alket Rizai”.
Një tjetër komenton me ironi: “Sa djalë i mirë dhe i urtë! Ti harrojmë dënimin e përjetshëm, trafiqet e drogës, vrasjet…një godfather brenda dhe jashtë burgut. I mblodhi disa euro dhe tani le t’a lemë të lirë…”.
“Pavarësisht nga e kaluara e djallit shqiptar, shpejtimi i tij për të ndihmuar duhet vlerësuar”., – shkruan një tjetër komentues në lajmin e postuar tek portali grek Neësbeast.gr.
Alket Rizai mblodhi fonde për vajzën e mitur në burgun ku është i dënuar duke telefonuar më pas gjyshin e saj për të gjetur një formë për nxjerrjen e parave jashtë burgut.
a.ç