1800 – Britanikët nën komandën e admiralit Nelson morën nga francezët Maltën. Me paqen e Parisit në 1814, Britania mori edhe zyrtarisht Maltën, e cila u bë një bazë e rëndësishme britanike në rrugën e saj drejt Indisë.
1857 – Vdiq filozofi dhe matematikani francez Auguste Comte, një nga themeluesit e filozofisë së pozitivizmit dhe sociologjisë (“Kursi i Filozofisë Pozitive”, “Sistemi i Politikës Pozitive”).
1864 – Flota e Britanisë së Madhe, Francës dhe Holandës sulmuan japonezët në Gjirin Shimonoseki për hakmarrje ndaj vendimit të Japonisë për të mbyllur portet dhe për të nxjerrë jashtë të huajt. (b.an)