Teksasi në SHBA, përjetoi një prej katastrofave më të mëdhaja natyrore të viteve të fundit. Uragani i fuqishëm “Harvey” gjynjëzoi thuajse tërësisht këtë shtet, ku territore të tëra u pushtuan nga vërshimi i ujit.
Dhjetëra persona humbën jetën, disa qindra mijëra u shpërngulën, ndërkohë i gjithë aktiviteti u ndërpre pasi uragani solli probleme në sistemet elektrike e telekomunikacion.
Mijëra banesa, automjete dhe biznese u shkatërruan. Pas disa ditësh nën stuhi, tashmë reshjet kanë përfunduar por territore të tëra mbeten ende nën pushtetin e ujit. Në videon e mëposhtme, duken pamje të Vidorit në Teksas, ku duket se uji mban ende të mbuluar sipërfaqe të tëra./a.m.