Një sasi e madhe parash është grabitur në një kompleks turistik në Gjirin e Lalzit ndërkohë raportohet se policia ka arritur të zbardhë në kohë ngjarjen.
Në lidhje me rastin, uniformat blu prangosën disa orë pas krimit shtetasin Denis Myrteza, 23-vjeç.
Ky i fundit hyri brenda kompleksit turistik dhe grabiti nga kasaforta 10 milionë lekë.
Ai u largua nga vendngjarja por vënia në lëvizje e policisë çoi në prangosjen e të riut./a.m.