Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në burgun e Shënkollit në Lezhë, çka ka bërë që drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko të urdhërojë nisjen e kontrollit në burgje.
Mësohet se në burgun e Lezhës, të dënuarit po përgatiteshin të nxirrnin raki.
Atyre u janë gjetur 10 kg bërsi rrushi që do përdoreshin për të nxjerrë raki. Në burg u gjetën edhe pjesë kazani ku do të nxirrej rakia. Po ashtu në burg janë gjetur edhe 11 celularë dhe një kartë telefoni. Pas kontrollit do të merren masa për përgjegjësit.
ma.me