Në kuadër të vizitës në Slloveni, Ministri Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Jug-Lindore. Gjatë fjalës së tij ministri Bushati falenderoi palën sllovene për mbështetjen e saj të pakushtëzuar në procesin e Integrimit të Shqipërisë dhe rajonit.
Më tej, Ministri Bushati nënvizoi tre rreziqet imediate që i kanosen rajonit: rreziku i parë është që zgjerimi mos të konsiderohet më si objektiv parësor i përbashkët, rreziku i dytë është që rritja e bashkëpunimit politik në rajon të mos ketë impakt konkret në jetën e qytetarëve tanë; ndërsa rreziku i tretë ka të bëjë me tendencën e re për të sakrifikuar shtetin ligjor në altarin e stabilitetit.
ma.me