SHBA-të kërkuan sot nga OKB miratimin e një rezolutë të re për sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, të cilat duhet të miratohen më 11 shtator.
Gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit, Pekini dhe Moska kërkuan dialog për krizën në ishullin korean.
Franca dhe Britania e Madhe, anëtarët e tjerë të përhershëm të Këshillit, përfshirë dhe Japoninë, anëtare jo e përhershme, konfirmuan gjithashtu se mbështesin sanksionet e reja, pas provës së gjashtë bërthamore koreano-veriore.
“Ne do të shohim se çfarë ka në projektrezolutë”, deklaroi pas takimit ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, duke shtuar se sanksionet nuk do të ndihmonin në gjetjen e një zgjidhjeje.
Qëndrimi i Kinës për sanksione të tjera nuk dihet ende. Pekini, mbështetësi i parë i Phenianit, është një aktor kyç në problematikën koreano-veriore./a.m.