Policia e Anglisë ka vënë në pranga një shqiptar, të cilit i janë gjetur në shtëpi më shumë se 200 bimë narkotike.
Bëhet fjalë për Alban Ballën, i cili jetonte në një shtëpi në Rrugën e Shën Gjonit, në Biddulph, ku kishte ngritur një magazinë të tëra të kultivimit të bimëve narkotike.
Policia pasi ka kontrolluar banesën e tij, ka mundur të zbulojë 48 bimë në një dhomë gjumi, 40 në një tjetër dhe 118 në një të tretën, së bashku me 330 fidanë.
Nëse do të shiteshin, bimët do ta kapshin një vlerë prej më shumë se 43,000 euro. Ndërsa, shqiptari është justifikuar para policisë se drogën e kishin lënë disa shqiptarët, të cilët do t’i jepeshin atyre 4.000 euro kur bimët të ishin rritur.
“Kutia e energjisë elektrike ishte në një lidhje të jashtëligjshme. Të tre dhoma gjumi në katin e parë kishin perde të lidhura për murin dhe fletët reflektuese të dritës. Një dhomë gjumi kishte 48 bimë që rriteshin, e dyta kishte 40 dhe 118 e treta me 330 fidane që rriteshin në tabaka. Të tre dhomat kishin sisteme ndriçimi me fuqi të lartë.”, policia sqaroi gjykatën.
Lidhur me këtë ngjarja, ka folur edhe avokati i shqiptarit, i cili ka deklaruar se ai nuk është truri i kësaj magazine, pasi kishte vetëm tre ditë që ndodhej në atë shtëpi.
“Ai do të kishte bërë rreth 4,000 paund prej saj. Ai e dinte se ishte e paligjshme. Ai e bëri atë për të dërguar paratë për familjen e tij në Shqipëri. Ai ishte thjesht kopshtar. Ai u përfshi në një skenar të rrezikshëm”., -tha avokati i tij.
Shqiptari është dënuar me 20 muaj burg, ndërsa si masë shtesë autoritet angleze kanë vendosur që për dy vjet të mos futet në shtetin e tyre. /a.m.