Me anë të një deklarate për media Partia Demokratike ka përshëndetur, deklaratën e bërë nga ana e Ambasadores së BE-së Vlahutin se çelja e negociatave ka si kusht luftën kundër kanabisit. Qnednrimi i PD duket se eshte edhe nje sinjal pajtues me ambasadoren e BE-se, po te kemi parasysh se gjate reformes ne drejtesi, sa i perket vetting-ut, PD e sulmoi mjaft ashpër Vlahutin, duke e shpallur deri dhe ‘nongrata’.
Reagimi i plote
Partia Demokratike përshëndet deklaratën e Ambasadores së BE-së Vlahutin se çelja e negociatave ka si kusht luftën kundër kanabisit. Më në fund, Ambasadorja u tha shqiptarëve të vërtetën të cilën kryetari Basha dhe Partia Demokratike e ka thënë çdo ditë për tre vjet: nuk mund të ketë çelje negociatash nëse nuk ndalet kanabisi. Kjo do të thotë se ecuria e integrimit evropian është mbajtur dhe po mbahet peng nga vetë Edi Rama. Fatkeqësisht, emërimet në krye të Kuvendit dhe të Ministrisë së Brendëshme, Edi Rama rikonfirmoi mbështetjen e tij për drogën dhe krimin. Në këto kushte, ka vetëm një mundësi për të ardhmen tonë europiane: të bëhemi të gjithë bashkë kundër drogës dhe krimit.
ma.me